Botë
Lindja e Mesme, Izraeli kërcënon Libanin; Hezbollahu, Izraelin
20.06.2024 14:41
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka përgatitur plan për ofensivë ushtarake në Liban....

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka përgatitur plan për ofensivë ushtarake në Liban. Por, Hezbullahu, nga ana tjetër ka paralajmëruar se nuk do ta kursejë Izraelin nëse ky vend e zbaton planin për sulme në Liban.
“Po e kompletojmë intervenimin ajror dhe tokësor. Po i përforcojmë sistemet zbuluese dhe po përgatitemi për çfarëdo situate. Patjetër të përkujtohemi se Hezbollahu ka nisur luftë kundër nesh më 8 tetor, një ditë pas Hamasit dhe prej atëherë nuk është ndalur.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant.
“Nëse i imponohet lufta Libanit, do t’i kundërvihemi pa kontroll dhe rregulla. Paqja në frontin në Liban, ndërprerja e zjarrit në linjën e frontit në Jemen dhe në frontin në Irak është mënyra e vetme për ndërprerjen e luftës dhe agresionit në Gazë, në kuadër të bisedimeve me të cilën do të pajtohej udhëheqësia palestineze.”, - deklaroi lideri i Hezbollahut, Hasan Nasralla.
Lideri i Hezbollahut kërcënoi edhe Qipron, për të cilën tha se do ta vlerësojë si pjesë të luftës nëse Izraeli do të vazhdojë t’i shfrytëzojë aeroportet dhe bazat e saja për trajnime ushtarake. Ndërkohë ushtria izraelite ka vazhduar sulmet në Rafjh të Rripit të Gazës, prej ku njoftohet edhe për likuidimin e një komandanti të Hamasit.
“Hamasi është ide e ngulitur thellë te banorët e Gazës. Nëse Qeveria nuk gjen alternativë, Hamasi do të mbetet në Rripin e Gazës.”, - theksoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
Po ashtu zëdhënësi i ushtrisë izraelite i ka konfirmuar mospajtimet mes kryeministrit Netanjahu dhe zyrtarët më të lartë ushtarakë.
ARDITA RAMADANI
