Botë
NATO: Rute do ta pasojë Stoltenbergun
20.06.2024 16:16
Rumania ka vendosur ta mbështesë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte...

Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s.
Rute do të vijë në këtë post pasi 32 vendet anëtare tëe aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim ta pasojë sekretarin aktual Jens Stoltenberg. Pas miratimeve nga Hungaria dhe Sllovakia të martën, Rumania konfirmoi sot mbështetjen e saj për Rutte, me presidentin rumun Klaus Iohannis që tërhoqi kandidaturën e tij për postin e kreut të NATO-s.
Gjatë një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij. Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s në një moment kritik. Puna e tij e re do të fillojë më 2 tetor, pak më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve në SHBA. Gara e Rutte për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ka qenë një udhëtim i gjatë, pasi ai ka bërë fushatë për këtë post që nga nëntori i kaluar.
