Maqedoni

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti fëmijët nga Kosova, Shqiperia, Presheva dhe shtetet tjera

16.04.2015 15:49

Në kuadër të “Javës së jetimëve” dhe nën organizimin e Shoqatës humanitare “Kalliri i Mirësisë” Kryetari i Komunës së Çairit z.Izet Mexhiti...

Në kuadër të “Javës së jetimëve” dhe nën organizimin e Shoqatës humanitare “Kalliri i Mirësisë” Kryetari i Komunës së Çairit z.Izet Mexhiti mirëpriti fëmijë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Presheva dhe Bosnja dhe Hercegovina.
 
Fëmijët e moshave dhe nacionaliteteve të ndryshme u njoftuan me organizimin dhe punën e administratës komunale.
 
Në sallën e Këshillit të Komunës së Çairit, Kryetari Mexhiti iu drejtua mysafirëve duke iu uruar mirëseardhje dhe njëherit fëmijëve iu ndau dhurata simbolike.