Botë

Fronti Evropian reagon se VMRO po heq balansuesin

20.06.2024 19:40

Fronti Evropian me anë të një reagimi thot se paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski...

Fronti Evropian me anë të një reagimi thot se paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.
 
Ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm. Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet u bënë servil të VMRO-DPMNE-së, theksojnë nga Fronti Evropian duke paralajmëruar se për këtë hap të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, do të paralajmërojë të gjitha qendrat ndërkombëtare dhe në veçanti, garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA-të dhe Bashkimin Europian. Nga Fronti kujtojnë të gjitha subjektet në fjalë se çdo cënim i mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, do të hapë tema dhe mekanizma të tjerë që sigurojnë barazinë mes qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend.