Maqedoni
Parashikimi i motit
21.06.2024 09:55
Ditën e premte mbi vnedin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga veriu me shpejtësi mesatare.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 34 deri në 40°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryej dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 40°C.
