Maqedoni
Vendi kaplohet nga i nxehti afrikan, Ministria e Shëndetësisë me masa për mbrojtje të qytetarëve
21.06.2024 11:02
Temperaturat në vendin tonë kanë arritur deri në 40 gradë celsius....

Temperaturat në vendin tonë kanë arritur deri në 40 gradë celsius. I nxehti afrikan ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të dalë me masa për të mbrojtur qytetarët nga i nxehti përvëlues.
Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar temperatura ekstreme do të ketë deri më 23 qershor 2024. Qytetarët duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre, madje Ministria e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime.
“Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç janë liruar nga detyrimet e punës për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Masat në Ambiente të Kujdesit për Fëmijët: Në kopshte nuk duhet të kryhet aktivitet fizik dhe fëmijët nuk duhet të dalin jashtë nga ora 11:00 deri në 17:00 për të shmangur ekspozimin ndaj diellit në orët me rrezatim të lartë.
Ndihmë nga Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale: Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale do të ofrojnë ndihmë specifike për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë në rajonet e prekura nga vala e nxehtit. Të garantohet Siguri nga punëdhënësi në vendin e punës”.
Mjekët rekomandojnë që qytetarët duhet patjetër mbajnë me vete shishe me ujë, të vishen me rroba më të lehta, të mbajnë kapelë, të mbajnë kapelë kundër diellit dhe është shumë e rëndësishme që të konsumohet ushqim sa më i lehtë. Duhet të tregojnë kujdes në konsumimin e alkoolit dhe kafes, sepse të gjitha këto e mundojnë organizmin.
