Maqedoni

Padi penale ndaj dy personave, për incidentin në "Barcode"

16.04.2015 15:51

SPB-Tetovë parashtroi padi penale kundër R.J.(30) dhe A.M.(23) të dy nga Reçica e Madhe...

SPB-Tetovë parashtroi padi penale kundër R.J.(30) dhe A.M.(23) të dy nga Reçica e Madhe, të cilët janë të dyshuar në lidhje me këmbim zjarrin të premten më 10 prill rreth orës 22 që ndodhi në kafe barin Kod në Tetovë, ka informuar sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.
 
"I paraqituri i parë R.J. menjëherë pas këmbimit të zjarrit në të cilin 6 persona janë lënduar me armë zjarri me ç'rast A.A. (22) i është nënshtruar lëndimeve, ka ikur dhe pas tij është lëshuar hetim, derisa i paraqituri i dytë A.M. dje është nxjerrë para gjykatës në procedurën paraprake e cila i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh", tha Josifovki.
 
Për informatat e tjera për rastin nga policia udhëzuan drejt prokurorisë publike prej ku paralajmëruan se shumë shpejt do të ketë kumtesë në ueb faqen e tyre zyrtare.