Maqedoni
Ageler: ShBA-ja pret të respektohet emri kushtetues
21.06.2024 11:24
Ambasadorja e ShBA-së në vend, Angela Ageler, e mirëpret njoftimin e liderit të VMRO-së...

Ambasadorja e ShBA-së në vend, Angela Ageler, e mirëpret njoftimin e liderit të VMRO-së dhe mandatarit të Qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe në paraqitjet e tij jashtë vendit.
Në një intervistë për “360 gradë”, Ageler shpreh shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin të gjithë ministrat.
“Unë do të jem e sinqertë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të tregohet respekt për marrëveshjen e Prespës ashtu siç parashihet. Ne përshëndesim vendimin e kryeministrit të ardhshëm për të përdorur emrin kushtetues gjatë betimit, shpresoj që të gjithë ministrat të ndjekin shembullin dhe më pas të vazhdojnë edhe në samitet e rëndësishme në të ardhmen.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-së, Angela Ageler.
