Botë

Blinkeni paralajmëron Izraelin: Shmangni përshkallëzimin e situatës me Libanin

21.06.2024 11:43

Antoni Blinken u takua me shefen izraelite të sigurisë kombëtare, Xheki Hanegbaj dhe ministrin e Çështjeve Strategjike...

Antoni Blinken u takua me shefen izraelite të sigurisë kombëtare, Xheki Hanegbaj dhe ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Metju Miller. 
 
Gjatë takimit, Blinken theksoi rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm me Libanin dhe arritjen e një zgjidhjeje politike. Blinken përsëriti angazhimin e ShBA-së për sigurinë e Izraelit dhe tha se duhet të ndërmerren hapa për të rritur ndihmën humanitare për Gazën dhe për të vënë në tryezë procesin e qeverisjes dhe rindërtimit të Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës. Shtëpia e Bardhë anuloi një takim të planifikuar të gjerë me një delegacion izraelit për Iranin në përgjigje të një videoje të publikuar nga kryeministri, Benjamin Netanjahu, që sulmonte qeverinë amerikane në anglisht për vonimin e dërgesave të armëve në Izrael. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të ShBA-së, Xhon Kirbi, tha se ishte “thellësisht shqetësuese dhe zhgënjyese”.