Maqedoni
“Fronti Evropian”: Ligji për përfaqësim të drejtë nuk është pjesë e programit qeveritar
21.06.2024 15:42
Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga VLEN-i, nuk është pjesë e programit qeveritar...

Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga VLEN-i, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski, thonë nga “Fronti Evropian”, duke reaguar në deklaratën e Izet Mexhitit nga VLEN-i.
“Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeqarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre dhe VMRO-DPMNE-në që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës. Ajo që është zyrtare deri më tani është vetëm heqja e balancuesit, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e bashkësive etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore. Për ta mbuluar këtë dështim, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro-Putinistit dhe pro-Vuçiqit, e anti-kosovarit, Ivan Stoilkoviqit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, VLEN-i sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragjikomike arsyetuese partiake për rolin e shërbëtorit dhe vasalit të OBRM-PDUKM-së.”, theksojnë nga “Fronti Evropian”.
