Botë
Rute: Përkrahje nga 31 vende për sekretar të NATO-s
21.06.2024 16:31
Pasi më shumë se 10 vitesh në krye të politikës holandeze, Mark Rute...

Pasi më shumë se 10 vitesh në krye të politikës holandeze, Mark Rute tani është pothuajse e sigurt se do të jetë sekretari i ri i NATO-s. Ai vlerësohet si kundërshtar i ashpër i presidentit rus Putin dhe aleat i fuqishëm i Ukrainës. Ai disa herë ka deklaruar se lufta në Ukrainë e ka nxitur të kandidohet për sekretar të përgjithshëm të NATO-s si pasues i sekretarit aktual, Stolltenberg.
“Nuk e kam kërkuar këtë punë, por me tërë atë që ndodhi në Ukrainë dhe stabilitetin në botë, një numër i madh njerëzish mendonin se ndoshta mund ta bëj këtë hap, të tjerët mendojnë se këtë detyrë mundem ta kryej mirë. Të gjithë jemi të prekur nga konflikti.”, - deklaroi kandidati për sekretar të NATO-s, Mark Rute.
Rute (57) është një nga përkrahësit më të mëdhenj të mbështetjes ushtarake evropiane për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022 duke theksuar se disfata e Moskës është vendimtare për paqen në Evropë. Është pothuajse e sigurt se në tetor, Rute do të zëvendësojë Jens Stoltenbergun, pasi presidenti rumun tërhoqi kandidaturën. Rute ka siguruar tashmë mbështetjen e 31 nga 32 shtetet anëtare të NATO-s.
GYLTENE SINANI
