Maqedoni

Aksident trafiku në Greqi, humb jetën një shtetase e RMV-së dhe 3 të lënduar

21.06.2024 19:51

Një grua nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Greqi

Një grua nga Maqedonia ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Greqi, i cili ndodhi pranë qytetit Niseli në autostradën që lidh Selanikun me Verian dhe Igumenicën në Greqinë perëndimore.
 
Sipas mediave greke, viktima është një grua 30-vjeçare nga Shkupi, ndërsa tre gra të tjera që ndodheshin në të njejtën veturë janë lënduar rëndë. Njëra nga të lënduarat u intubua dhe u dërgua në spital në Selanik. Një tjetër grua 27-vjeçare është në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni në spitalin e qytetit Veria. Automjeti nga Maqedonia ishte plotësisht i shtypur nga ana e pasme. E ndjera dhe të lënduarit u nxorën nga automjeti me ndihmën e zjarrfikësve, të cilët përdorën pajisje të posaçme dhe prenë makinën. Policia greke po kryen hetimet. Gjithashtu, në këtë aksident ku u përfshinë tre vetura mbeti i lënduar edhe një burrë 74-vjeçar, i cili ishte njëri nga shoferët e veturave të aksidentuara.