Tetovë, shënohet festa e muzikës franceze

22.06.2024 14:15

Programi i Aleancës Franceze ishte i mbushur me aktivitete të ndryshme....

Aleanca Franceze ka mbledhur sot në parkun e Bletëve në Tetove të gjithë komunitetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga shqiptar, maqedonas, turke dhe do të promovojnë këtu edhe kenëgë edhe në gjuhën angleze dhe franceze dhe të gjithë së bashku do festojn Festën e Muzikës franceze që tani e 20 vite është bërë tradite nga Aleanca Francesë që është në Tetovë.

Programi i Aleancës Franceze ishte i mbushur me aktivitete të ndryshme duke filluar me muzikë, më pas vijoi me karaoke, pikturë, lojë shahu dhe vijoi më pas me shfaqjen e madhe të Festës së Muzikës, në parkun e “Bletëve në Tetovë”

“Festa e muzikës franceze, qëllimi është që të vendosim në pah,aktorët në skenë.Ju shumë mir e kenk vërejtur se i kemi mbledhur të gjitha nacionalitetet, që gjuha frenge të jetë një faktor urë lidhse mese nacionaliteteve vetëm festa është gjuhë internacionale. Në Tetovë 20 vite festohet Festa e Muzikës,dhe sot kemi pasur një lloj ndryshime kemi pasur një këngë të shahut,të vizatimkt dhe gjithashtu, shfaqet e ndryshme” – tha Mimoza Ceka, Drejtoreshë e Aleancës franceze.

Ceka në fundë tha se interesimi ishte i lartë për këtë ngjarje. Ndërkaq të rinjtë dhe qytetarët patën mundësinë gjithashtu që të regjistrohen dhe të bëhen anëtarë të Aleancës Franceze.

Përndryshe,dita e Muzikës është festë vjetore e muzikës që zhvillohet më 21 qershor, për here të parë është mbajtur në Parisë në vitin 1982, dhe sot po festohet më shumë se 120 shtete të botes. (Visar Sadiku, TVM2)