Në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, vazhdon rikonstruimi i ambulantës

22.06.2024 15:29

Pas përfundimit të fazës së parë dhe të dytë të punimeve...

Pas përfundimit të fazës së parë dhe të dytë të punimeve rreth rikonstruimit të Ambulantës së ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, “Tode Mendoll” në Lagjen e Trimave në Kumanovë, do të fillojë edhe faza e tretë e rikonstruimit të objektit.

Faruk Alili, drejtor i këtij instutucioni, për TVM2, theksoi se me relaizimin e këtyre punimeve do t’u ofrojmë shërbime edhe më cilësore e më të shpejta shëndetësore, banorëve të këtij vendbanimi.

“Faza e tretë përfhshinë rinovimin komplet të katit përdhes, duke filluar nga nxemja qëndrore njejt sikurse tek objekti i ndihmës së shpejtë sipas teknologjisë së fundit me pompa termike, pastaj suvatimi i mureve, ndarja e disa zyreve, toaletet krejtsisht të reja, mobilimi i objektit, paisja me elemntete të reja medicinale, dyer e dritare të reja dhe gjithëcka që përfshinë këtë objekt do të zëvendësohet me sende të reja” – tha Drejtori i ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë, Faruk Alili.

Alili, gjithashtu na njoftoi se falë angazhimit dhe përkushtimit tonë, tash e një kohë në këtë ambulantë po funksionon për herë të parë Laboratoria për kryerjen e analizave, procedure e cila më parë kryhej vetëm në objektin kryesorë të ISHP “Shtëpia e Shëndetit”.

 “Për here të pare në këtë lagje ka filluar të funksionojë një laboratori, kjoi laboratori ka standartet sikurse ajo e qendrës, me çka shfrytëzoj rastin tu apeloj qytetarëve që të vijnë dhe ti kryejnë shërbimet këtu sepse kryn të njejtin funksion sikurse ai në qendër” – deklaroi Alili.

Përkujtojmë opinionin se faza e pare e rikonstruimit të objektit në fjalë, ishte ndërrimi i tërësishëm i Çatisë, faza e dytë përfshiu pjesën e objektit e cila më herët funksiononte si barnatore e që u transormua në Labortaori, kurse tani me realizimin e fazes së tretë të punimeve, do të përfitohet përveç pjesës së zyrave për realizimin e vaksinimit të fëmijëve, do të organizohet edhe ambulanta e natës e cila tani për tani funksionin vetën në objektin e ndihmës së shpejtë.

Mjetet për realizimin e këtij prjekti capital janë të siguruara nga buxheti vetanak i ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, e që kapin shumën 5 milion denarë. (Fatlum Aqifi, TVM2)