Vendi në prag të zgjedhjes së Qeverisë së re, ekipi i Qeverisë Mickoski, 20 burra dhe 3 gra

22.06.2024 14:51

Deri të dielen në mesnatë...

Deri të dielen në mesnatë vendi do të ketë një qeveri të re, të udhëhequr nga Hristijan Mickovski. Ekipi i kabinetit Mickoski do të jetë i përbërë prej 24 anëtarëve. Prej tyre 15 anëtarë janë të koalicionit që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja, 6 nga koalicioni VLEN dhe 2 nga Lëvizja “E DI”.

Do të ketë 5 Zv/kryeministra midis tyre 3 gra. Me Kuvendin dhe gjashtë ministri do të udhëheqin përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Edhe atë Zv/Kryeministër dhe Ministër për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është propozuar Izet Mexhiti. Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, kurse Ministër për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Ministër pa portofol dhe Zv/Kryeministër i ngarkuar për sundim të mirë është propozuar Arben Fetai. Ndërsa Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj është propozuar, Fatmir Limani, kurse Ministër për Ekonomi, Besar Durmishi. 

Pançe Toshkovski, i cili ishte Ministër i Brendshëm Teknik, do të vazhdojë ta drejtojë këtë Ministri. Aleksandar Nikolovski do ta drejtojë Ministrinë për Transport, kurse do të jetë edhe Zv/Kryeministër. Vlado Misajlovski do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtes.

Kryetari aktual i Aerodromit Timço Mucunski, shkon në krye të Ministrisë së Jashtme, e cila me riorganizimin mori edhe ingerencat për tregti të jashtme.

Ministre e Financave do të jetë Gordana Dimitrovska Koçoska. Në Qeverinë Mickoski do të jenë Vesna Janevska si Ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Sanja Bozhinovska në Ministrinë e re të formuar për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndër Minerale.

Borko Ristovski do të udhëheq me Ministrinë e re për Sport. Ministër i Kulturës do të jetë Zoran Lutkov, kryesues aktual i Këshillit Komunal të Velesit.

Shaban Sejdiu do të jetë Ministër pa portofol i ngarkuar për integrimin dhe implementimin e dekadës së Romëve. Nga Lëvizja “E DI”, Ministër i Drejtësisë do të jetë Igor Filkov, kurse Goran Minçev, Ministër për Administratë Publike.

Hristijan Mickoski do të jetë Kryeministri i 15-të i Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu edhe dy kryeministrat teknik, Emil Dimitriev dhe Talat Xhaferin dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit. (Sanije Duraku, TVM2)