Shkup, mbahet “Parada e Krenarisë”
22.06.2024 15:53
Në Shkup u mbajt manifestimi i pestë i “Paradës së krenarisë”....

Në Shkup u mbajt manifestimi i pestë i “Paradës së krenarisë”, nën moton “Të pabindur në mënyrë spektakolare!”.
Kjo është parada e pestë radhazi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Pjesmarrësit u nisën nga parku “Gruaja luftëtare”, dhe më pas në orën 18 do të fillojë marshi protestues nëpër rrugët e Shkupit.
Marshi do të përfundojë në stadiumin e ARM-së në Parkun e Qytetit.
Për shkak të mbajtjes së paradës, nga MPB njoftuan se, nga ora 15 janë ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimin në rajonin qendror të qytetit.
