Maqedoni

Goran Milenkov zgjidhet kryetar i ri i Komisionit Kundër Korrupsionit

16.04.2015 16:11

Në seancën e sotme konstituive, Komisionit Shtetëror kundër Korrupsionit ka zgjedhur njëzëri për kryetarë, Goran Milenkovin...

Kryetari i ri premtoi angazhimin e tij dhe të komisionit në përmbushjen e qëllimit të paraparë me ligj, ndërsa u zotua se puna e komisionit do të jetë transparente.  
 
“Jam thellë i bindur, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, se të gjithë ne, me angazhimin dhe karakteristikat tona profesionale etike dhe përvojën profesionale që e kemi secili pas nesh, do ta realizojmë në tërësi qëllimin e ligjit, ku bazohet puna e këtij Komisioni për Pengimin e Korrupsionit”- deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit, Goran Milenkov.
 
Sa i përket asaj se Komisioni Kundër Korrupsionit a do të diskutojë rreth skandalit të përgjimeve, Milenkov tha se kjo nuk ishte temë e mbledhjes së sotme, por nuk përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhë në mbledhjet e ardhshme.
 
“Këtë për të cilën po pyesni, nuk ishte temë në mbledhje, por gjithsesi në seancat tona të radhës do të duhet të fillojmë të punojmë dhe do t’u njoftojmë në mënyrë plotësuese”- tha kryetari i Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit, Goran Milenkov.
 
Ai, njëherit nuk bëri të ditur se sa lëndë kanë ngelur të papërfunduara nga përbërja e kaluar e këtij komisioni.
 
GYLTENE SINANI