Moti i nxehtë aktivizoi zjarret dhe zvarranikët
Moti i ngrohtë aktivizoi tetë zjarre....

Moti i ngrohtë aktivizoi tetë zjarre në ambiente të jashtme, një ende po digjet në mënyrë aktive në zonën afër fshatit Cer të Kërçovës. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se në shuarjen e zjarrit, përveç banorëve vendas, është aktivizuar edhe një helikopter i MPB-së.
Temperaturat e larta nuk kanë aktivizuar vetëm zjarret, por edhe zvarranikët, të cilët gjithnjë e më shpesh po vërehen në ambientet publike.
Qytetarët janë të frikësuar nga prania në rritje e gjarpërinjve në zonat e banuara, por edhe shqetësuar nga pakujdesia e autoriteteve. Raportimet në Qendrën për menaxhim me kriza janë gjithnjë e më të shpeshta.
“Kemi siguruar informacione se kush mund të na ndihmoj, ata jenë njerëz të specializuar, që kanë punuar në veterinari, kopshte zoologjike ose sektore joqeveritare e që mund të largojnë gjarpërinjtë.” – tha Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Mjekët apelojnë deri te qytetarët që në rast se ballafaqohen me gjarpërinj të mos i ngacmojnë, e në rast se vjen deri te kafshimi, menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
“Në rast se jetojnë më larg institucioneve shëndetësore ose janë diku në piknik, është mirë qe te vendi ku është kafshimi të lidhet me ndonjë litar ose ndonjë rrip, të mbahet ashtu për 10 minuta dhe më pas të lirohet ripi dhe kjo procedur të përsëritet prap.” – deklaroi mjeku Andon Çibishef.
Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, tha për TVM tha se deri më tani asnjë pacient nuk është pickuar nga gjarpërinjtë, por klinika ka mjaftueshëm kundërhelm. Për paraqitjen e gjarpërinjve, nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk janë kompetentë për zgjidhjen e problemit. Sipas tyre, kjo nuk është nën juridiksionin e komunave. (Sanije Duraku, TVM2)
