Përmbytje masive në Juglindje të Zvicrës, 3 të zhdukur
22.06.2024 18:10
Tre persona janë zhdukur pas përmbytjeve në Zvicrën juglindore...

Tre persona janë zhdukur pas përmbytjeve në Zvicrën juglindore. Stuhitë dhe shirat shumë të dendur shkaktuan përmbytje pas rrëshqitjes së dheut në luginën e Mesolcinës.
Disa dhjetëra banorë u zhvendosën gjithashtu nga shtëpitë e tyre në këtë zonë si dhe në luginën fqinje Kalanka.Reshje të dendura shiu kanë rënë në disa pjesë të Zvicrës ditët e fundit. Trafiku është bllokuar në disa rrugë dhe shërbimet hekurudhore janë ndërprerë.
