Në Klinikën e Onkologjisë vazhdon rrëmuja dhe pritjet e gjata
Vazhdon rrëmuja dhe pritjet e gjatë në klinikën e Onkologjisë...

Vazhdon rrëmuja dhe pritjet e gjatë në klinikën e Onkologjisë. Përveç kohës së gjatë që pacientët detyrohen të presin për të marrë terapinë por edhe kur vjen koha për ta marrë të njejtën ata detyrohen të presin, por ka edhe raste që të kthehen pa marrë terapinë.
Ata për kamerën tonë fajin për këtë situatë ja hedhin sistemit shëndetësorë.
“Që dy muaj po pres dhe vij nga Kavadari, nuk japin numra, ka shumë njerëz që presin dhe nesër duhet përsëri të vij. Askush nuk më pyet se me çka vijë dhe si. Deri në stacion të autobusit vetëm për taksi më duhen 200 denarë. Por për këtë nuk janë fajtorë mjekët, është sistemi dhe shteti derisa të rregullohet vaj halli për pacientët”. – tha një paciente.
“Të bashkohen spitalet private me atë shtetërore që ne si pacientë me urgjencë të mund të inçizohemi edhe në spitalet private dhe atë pjesë ta paguajë fondi shëndetsorë për shkak se ne 700-1000 mijë euro për të paguar nuk kemi, jemi me një pension”. – u shpreh një pacient tjetër.
Nga klinika e Onkologjisë konfirmojnë që ka pacientë të cilët kthehen mbrapshtë por thonë se të gjitha resusrset janë në funksion. Të gjithë pacientët e Maqedonisë janë në një vend dhe për fat të keq numri i tyre po rritet.
Për çdo muaj në klinikën e Onkologjisë regjitrohen rreth 450 pacientë të rinj, ndërsa për 150 pacientë të cilët qëndrojnë në spital kujdesen 4-5 motra medicinale. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
