Temperaturat e larta rrisin fluksin e pacientëve në Kardiologji

23.06.2024 13:15

Ditëve të fundit vendi ynë është kapluar nga vapa...

Ditëve të fundit vendi ynë është kapluar nga vapa dhe rritja e temperaturave të  përnjëhershme enorme mbi 30 gradë Celsius. Kardiologu Besir Murtezani thotë që pacientët më të prekur nga tempertaurat e larta  janë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, të diabetit dhe sëmundjet e veshkave.

Murtezani njëherit thekson se është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën klinikë të kardilogjisë.

“Rritja e temperaturave të larta shkakton zgjerimin e enëve të gjakut dhe kemi një ulje enorme të tensionit të gjakut dhe shfaqjen e simptomeve të para siç janë ulja e tensionit të gjakut, plogështia e përgjithshme, vështirësia në frymëmarrje dhe dhimbje të gjoksit dhe humbje të vetëdijes. Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve me çka hasim në fluks të madh të pacientëve  në qendrën urgjente të qendrës klinike universitare të kardiologjisë me simptoma të tilla që shfaqen nga rritjet e temperaturave” – tha Kardiologu, Besir Murtezani.

Pacientët me simptoma të theksuara klinike rekomandohen për hospitalizim, thotë kardiologu Besir Murtezani.

“Pacientët të cilët janë me stad më të avansuar të simptomatologjisë apo shenjave klinike pacientët hospitalizohen dhe trajtohen në kushte spitalore.Rritja e tempertaurave shkakton edhe rritjen e temperaturës trupore me çka shfaqet edhe djersitja, dhe përmes djersitjes kemi humbje të lëngjeve dhe elektroloiteve të cilët janë factor kreysor për zhvillimin e metabolizmit normal tek organizmi” – u shpreh Murtezani.

Murtezani rekomandon  qytetarët  që të evitojnë daljen në natyrë nga ora 10  deri në 17. Pacientët që marrin terapi kronike të marrin terapinë  e rregullt dhe të rehidrohen apo të marrin sasi të bollshme të lëngjeve, të konsumojnë  ushqime të lehta më pak të pasura me proteina dhe yndyrna apo të krypshme.Të qëndrojnë në temperaturë deri në 25 gradë me  kondicionerë. Si dhe nëse kanë shfaqje të simptomeve të paraqiten tek mjeku amë apo qendrat urgjente nëpër qytet. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)