Likovë, vijojnë punimet në rrjetin e ujësjellësit
Në komunën e Likovës tashmë një kohë...

Në komunën e Likovës tashmë një kohë vijojnë punimet për ndërtimin e rrejtit të ujësjellësit për banorët e kësaj komune. Pas disa vitesh punë në ndërtimin e rrjetit primar nëpër të gjitha fshatrat, si dhe ndërtimin e filter stacionit për pastrimin e ujit, tashmë thuajse po finalizohen edhe punimet e ndërtimit të rrjetit sekondar të ujësjellësit.
“Rrjeti kryesor apo tubacioni për ujë të pijshëm ka përfunduar nga Penda e Gllazhnjës në drejtim të fshatit Likovë dhe Llojan gjithashtu edhe në drejtim të fshatit Opajë dhe Nikushtak. Tani jemi fokusuar në rrjetet sekondare të ujësjellsëve dhe në disa fshatra rikonstruimin e disa rezervuareve ekzistuese e në disa fshatra të tjerë ndërtimin e rezervuareve të rinjë” – tha Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Erkan Arifi, theksoi se jemi në proces të realizimit të projektit të ujësjellësit i cili është një projekt kapital dhe një nga më të rëndësishmit për banorët e komunës tonë.
“Nga fshati Llojan e deri në Nikushtak punohet në mënyrë intenzive me qëllim rrumbullaksimin e punimeve në rrjetet sekundare dhe të lëshojmë ujin për pije në çdo fshat, ndërsa në fshatin Opajë dhe Ropalcë mjetet janë fituar nga Ministria e Ambijentit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor në bazë të linjës që e ka marrurr Qeveria e RMV, të gjitha dokumentacionet e duhura i kemi dorëzuar kështuqë presim nga Ministria përkatëse që të procesojë projektet në fazën e furnizimit publik të lidhet kontrata dhe në këto dy fshatra të fillojnë punimet me çka të gjitha fshatrat fushorë do të bëhen me ujë të pastër për pije kështuqë kjo padrejtësi shekullore do të merr fund një herë e përgjithmonë për banorët e komunës tonë” – u shpreh numri 1 i Likovës, Erkan Arifi.
Ndryshe, rrjeti i ujësjellësit është një ndër projektet kapitale, që po realizohet viteve të fundit në të gjitha vendbanime e Komunës së Likovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)
