Vapa e madhe shton kërkesën e qytetarëve për pushime
Temperaturat e larta këto ditët e fundit...

Temperaturat e larta këto ditët e fundit kanë rritur kërkesën e qytetarëve për t’i vizituar bregdetet si atë të Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë e Greqisë e Turqisë.
Qytetarët e anketuar nga TVM-2 thonë se ende nuk kanë vendosur se ku do i kalojnë pushimet verore, por kanë theksuar se krahasuar më vitin e kaluar çmimet janë shumë më të larta.
“Në përgjithësi janë rritur çmimet, dhe këtu nuk është faj te as një biznismen, pasi edhe shteti i ka rritur çmimet dhe normal se dhe to do rrisin çmimet”.
“Pare nuk ka me shku. 83 vjetë i bëra asnjëherë nuk kamë qënë pushime. Çmimet janë bërë helm. Për çmimet mos pyet krejt çmimet janë rritur ku te shkone helmë janë bërë”.
“Ai që ka pare do të shkon ai që nuk ka është shtrenjtë.Unë e vendosi javën e fundit ku shkoj ska lidhje krejt njejt janë” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Edhe agjencionet turistike thonë se ka rritje të kërkesave për pushime verore. Kërkesa më e madhe është për bregdetin e Turqisë, shkaku i shërbimeve më të mira që ofrojnë.
“Ne si agjension turistik ofrojmë pushime verore në bregdetin shqiptar, Turqisë, Malin e Zi dhe të Egjiptit. Çmimet nga viti i kaluar janë lehtë të rritura në disa resore. Interesimi më i lartë është për bregdetin e Turqisë, për arsye kushteve më të kapshme për klientët”. – tha Besim Raufi nga “Verona Travell”.
Ndryshe, një familje katër antarshe do të harxhon nga 900 deri 1200 euro për nje javë pushime në bregdetin e Durrësit, Velipojës e Shëngjinit. Ndërsa nesë ato vendosin të kalojnë në Jugun e Shqipërsië keto çmime janë më të shtrenjta për 25%. (Visar Sadiku, TVM2)
