Sezoni veror në Strugë, shqetëson numri i personave që kërkojnë lëmoshë
Me ardhjen e verës dhe sezonit turistik....

Me ardhjen e verës dhe sezonit turistik, qyteti i Strugës gjithmonë pushtohet nga personat që shtrojnë dorën për lëmoshë. Numri i grave dhe fëmijëve minoren që kërkojnë lëmoshë gjithnjë e më shumë po rritet dhe kjo shqetësoj qytetarët por edhe turistët të cilëve ju prishet rehatia gjatë pushimit.
“Problemi i personave të cilat kërkojnë lëmoshë në Strugë gjithnjë e më shumë po thellohet. Është rritur numri i grave dhe fëmijëve të cilët po kërkojnë lëmoshë. Qytetarët edhe pse nuk pranuan të flisnin para kamerës, thonë se janë të shqetësuar nga numri sidomos i fëmijëve të cilët po kërkojnë lëmoshë edhe gjatë kohës kur janë të ulur nëpër kafene apo restorante. Nga qendra për punë sociale thonë se edhe pse janë në koordinim me policinë, numri është i lartë, ndërsa thonë se një numër i madh i tyre nuk janë nga Struga por vijnë nga qytetet tjera”
“Në lidhje me situatën më duhet të potencoj që për fat të keq numri i të rriturve dhe fëmijëve minoren që lypin nga viti në vit rritet edhe përkundër asaj që kemi aksione në koordinim me policinë, numri përsëri është i lartë. Ne komunikojmë edhe me qytetarët ose personat në fjalë, ju ofrojmë mbështetje dhe punë, por nuk duan që të kyçen, edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë përdorues të ndihmës më para. Është e rëndësishme të pērmend që të gjithë lypësit vijnë nga qytetet tjera, në Strugë nuk ka.” – tha Drejtori i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale, Mevmed Halili.
Humaniteti në Strugë është shumë i madh, shpesh shihen qytetarë që u japin të holla fëmijëve dhe grave që lypin. Nga qendra për punë sociale por edhe komuna e Strugës apelojnë qytetarët dhe mërgimtarët, të mos u japin të holla, sepse konsiderojnë se ky është biznes që dëmton fëmijët të cilët kërkojnë lëmoshë. (Ilmije Zhaku, TVM2)
