Stopimi i rritjes së çmimit të energjisë, Bytiqi: Do të mbështesim politikat e tilla

23.06.2024 15:55

LSDM planifikon të mbështesë politikat e mandatarit Hristijan Mickoski...

LSDM planifikon të mbështesë politikat e mandatarit Hristijan Mickoski sa i takon propozim ligjit për stopimin e rritjes së çmimit të energjisë. Deputeti Fatmir Bytyqi në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se politika e tillë e Mickoskit është vazhdimësi e politikave të tyre.

“Nga ajo që mund të lexoj nga deklaratat e tij, në thelb ai dëshiron që t’ia vazhdoj liçencën furnizuesit të përgjithshëm dhe unë do ta mbështes këtë ligj, pasiqë VMRO-DPMNE pranon se kemi bërë procedurë të mirë tenderuese, pasi kemi arritur të ulim marrzhën e fitimit të cilën EVN ua ngarkon qytetarëve. Gjithsesi, pasi është rezultat i ynë dhe rezultat i punës së mirë, do ta mbështesim këtë ligj.” – tha Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytiqi.

Fokusi i qeverisë së re do të jetë energjetika, por ndarja e këtij sketori nga ekonomia në dikaster të posaçëm, sipas Bytyqit bëhet për interesa partiake. Kthim mbrapa në kohërat e mostransparencës. Bytyqi kërkon nga Mickoski që të japë llogari qytetarëve për zhytjen e shtetit në borxhe të reja prej 1 miliard euro.

Kandidaturat për Kryetar të LSDM-së, Bytiqi: Po bëhet garë jo e mirë

Njëkohësisht socialdemokrati Bytyqi ka komentuar edhe garën për kryetar partie midis Sllavjanka Petrovskës, Jovan Despotovskit, Venko Filipçes dhe Aleksandar Bajdevskit.

“Konsideroj se fushata për kryetar nuk bëhet në mënyrën më të mirë pasiqë jo të gjithë pjesëmarrësit në fushatë besojnë plotësisht në vlerat dhe ideologjinë e LSDM-së dhe harrojnë se kjo nuk është betejë personale. Kjo është betejë e partisë, parti shtetformuese, e cila ndër dekada ka dëshmuar se kujdeset për të gjithë.” – tha Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytiqi.

Bytyqi thotë se e ka menduar të kandidojë, por konsideron se për momentin nuk është e nevojshme fragmentimi i mëtejmë i partisë. Përzgjedhja e kryetarit të LSDM-së bëhet pas një jave. (Meral Ismaili, TVM2)