Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

23.06.2024 16:22

Me replika dhe kundër-replika të shumta....

Në një atmosferëtë tensionuar deputetët e pushtetit dhe opozitës gjatë seancës për formimin e Qeverisë së re, garojnë mes vete se kush ka punuar më pak, e kush më shumë në periudhën e kaluar, por edhe kush sa do të bëjë në katër vitet e ardhshme.

Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, tha se VMRO-DPMNE- vetëm për disa ditë shkelën shumë premtime dhe se qytetarët kanë filluar të humbin shpresat. 

Ndaj akuzave të shumta me replikë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre programi përfshinë çdo premtim të dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Ata kërkuan nga LSDM që përderisa nuk kanë pasur ide më të mira, të paktën duke votuar programin Qeveritar të dëshmojnë se kujdesen me të vërtetë për qytetarët.

“Nëse zgjedhjet e fituara nga DPMNE-ja nënkuptonin shpresë për dikë, tani që ende nuk janë shpërnugulur në Ilindenska mund të themi se shpresa tashmë po largohet, sepse atë e morrën lojërat paszgjedhore. Është thjesht e mahnitshme se sa shumë gjëra janë shkelur në pak ditë. Mund të bëhet fjalë për një rrip të shkurtër, ku nuk është emiri i shtetit, e lëre më dinjitetin dhe ardhmërinë.” -tha Sanja Llukarevska nga LSDM.

“E nderuara Llukarevska në udhëheqjen e institucioneve nuk egziston diçka që bëhet brenda natës. Ju thoni se po zhduket shpresa dhe unë nuk pajtohem. Ajo është shumë ma shumë prezente dhe do të kap majën sot kur diku von para mesnatës do ta votojm qëverin e re.” – iu kundërpërgjigjë Llukarevskës, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.         

Deputetët e Frontit Evropian akuzuan se program i Qeverisë nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe me marrëveshjen e Ohrit. Kjo akuzë ishte shkas për përplasje mes deputetëve të Frontit Evropian dhe VLEN-it, dhe sërish u vu në fokus legjitimiteti i votës shqiptare.  

“Na pret një periudhë e vështirë me shumë sfida dha angazhim për zgjidhjen e problemeve të vazhdueshme të qytetarëve. Ne qytetarët turq kemi problem me realizimin e të drejtave tona themelore e që janë të garantuara me ligj dhe kushtetutë. Problemet në lidhje me arsimin, përfaqësimi i drejtë dhe problemet infrastrukturore ku jetojnë turqit do të jenë prioritetet tona.” – deklaroi Deputeti i Frontit Europian, Bejxhan Iljaz.  

“Ju po thoni edhe legjitimitetin dhe përmendët këtu 137 mijë vota. Partnerët tuaj të BDI-së referohen në legjitimitetin shqiptar, ndërsa ju thoni se jeni deputet përfaqësues i partisë demokratike turke. Si i tillë a do të thotë se edhe ju referoheni në votat shqiptar, nëse partnerët tuaj referohen në legjitimitetin shqiptar.” – u shpreh Deputeti i VLEN, Halil Snopçe, duke iu drejtuar Deputetit Iljaz.  

“Kjo që ndodhi në këto zgjedhje nuk ka të bëjë me demokracinë, ka të bëjë me sisteme pseudodemokratike, me despotizimin, me tiranizmin, klientelizmin, tiranizmin, me pseudodemokracinë, por nuk ka të bëjë me demokracinë e mirëfilltë të vlerave perendimore.” – u shpreh Deputeti i VLEN, Adnan Azizi.

“Pajtohem të flasim për debat për zhvillim ekonomik, infrastrukturor, por ajo është përgjegjësi e mandatarit dhe atyre që do të jenë pjesë e qeverisë edhe pse nuk ka legjitimitet etnik, sa do që mund të jetë legale. Prandaj ju definojeni, jeni Akoma me koalicionin ‘Mozheme” apo jeni fitues.” – theksoi Blerim Bexheti nga Fronti Europian.

Edhe nga “E Majta” nuk munguan kritkat dhe akuzat ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit.  Deputeti Borislav Krimov, i bëri thirrje mandatarit Hristijan Mickoski që ta mbaj fjalën dhe betimin ta bëj me emrin e vjetër kushtetues, pa veriore.

“Sa herë që ka qeverisje të keqe të LSDM-së, vjen VMRO-ja dhe anasjelltas dhe për fat të keq mandatar, po ju drejtohem juve që në fillim jeni tërhequr në disa fusha! Së pari dhe më kryesorja, ju përsëritët mbiemrin Veri dhe thatë se tani do të shqiptoni emrin gjoja të ri. Në një emision ke thënë se do të sakrifikosh edhe mandatin - as që ke dashur të thuash se cili është mbiemri i ri, ke bërtitur se nuk do ta shqiptoje dhe tani pretendon dhe thua vetë se do të marrësh një betim me atë mbiemër. Ja, po ju thërras që të mos dalë se e thyeni fjalën, keni kohë të jepni dorëheqje, prandaj mbajeni fjalën.” – tha Deputeti i “Të Majtës”, Borisllav Krimov

Qeveria e re do të ketë gjithsej 20 ministri, katër më shumë se më parë. Qeveria do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra.

Mickoski do të ketë pesë zëvendësa apo zëvendëskryeministra dhe njëri prej tyre do të jetë “zëvendëskryeministër i parë”.

Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga Levizja “E Di “.

Qeveria e re duhet të votohet më së voni deri në mesnatë. (Sanije Duraku, TVM2)