Ekologji, të rinjtë nuk janë aktiv sa duhet
Të rinjtë duan të jenë pjesë aktive e shoqërisë....

Të rinjtë duan të jenë pjesë aktive e shoqërisë por ekzistojnë barriera dhe faktor të ndryshëm që i pengojn ata, si edukimi për çështje ekologjike dhe mungesa e vullnetit të instiucioneve për këto çështje, e në veçanti atyre lokale.
Disa nga të rinjtë merren me aktivitete ekologjike disa jo, por janë të një mendimit se komunat ku jetojnë duhet të zhvillojnë sa më shumë aktivitete për politikat e gjelbërta dhe kyçjen e të rinjëve në ato.
A merreni me aktivitete ekologjike?
“Jo nuk kam pas mundësi të merrem me aktivitete ekologjike.”
A do të dëshironit të merreshit me aktivitete të tilla?
“Sigurisht që po sepse është shumë e nevojshme për mjedisin tonë në të cilin jetojmë, ku duhet të kemi më shumë aktivitete, siç është mbjellja e pemëve, pastaj duhet të ketë dhe edukim të mjedisit.”
“Nuk është që merrem me aktivitete ekologjike, por mundohem vetë pak a shumë të bëj mbledhjen e shisheve plastike që t’i ndihmoj mjedisit. Do të doja të marr pjesë në aktivitete të tilla për shkak që ti ndihmojmë mjedisit.”
“Nuk mund të them se gjithmonë merrem me aktivitete ekologjike por kur kam mundësi ndonjëherë merrem, më saktësisht merrem me reciklimin e mbeturinave dhe shisheve të plastikës.”
“Po patjetër, mundohem, jo në grup por të merrem me aktivitete ekologjike.”
A do të donit të merreni me aktivitete të tilla?
“Sigurisht që po. Së fundja është për mjedisin ku jetojmë ne dhe është më mirë ta mbrojmë dhe të jetojmë më mirë.”
Sipas hulumtimit të shoqatës “Go Green”, pjesa dërmuese e të rinjëve të anketuar, rreth 68.6% nuk janë ftuar asnjëherë të marrin pjesë në ndonjë ngjarje, planifikim, këshillim apo të ngjashme nga komunat ku jetojnë.
Arta Qerimi thotë se të rinjtë nuk kanë prej ku të marrin informacione, komunat jo çdoherë i hapin dyert për bashkpunim dhe mungon komunikimi i komunave me të rinjtë si faktor shumë i rëndësishëm.
“Të rinjtë nuk janë aktiv sa duam ne dhe sa duhet të jenë, këtë e dëshmon edhe hulumtimi jonë që kemi bërë në Tetor të vitit të kaluar, ku mbi 50 % e të rinjëve nuk e dinë se a do të kishin dasht të marrin pjesë në kësi lloj aktivitetesh të lidhura me mjedisin. Arsyet më të mëdha janë se nuk kanë besim në komunat prej ku ata vijnë, dhe e dyta është që nuk dinë prej nga ti marrin ato informata se ku dhe çka po ndodh në komunat e tyre në lidhje me aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit”. – tha Arta Qerimi nga Shoqata “Go Green”.
Përfshierja e të rinjëve në politika e gjelbërta në nivel lokal luan rol të rëndësishëm në sigurimin dhe mbrojtjen e ambientit jetësor, ndërsa forcimi i bashkpunimit mes OJQ-ve rinore mundëson kyçjen e të rinjëve në çështjet ekologjike lokale, fuçizimin e tyre dhe përfshierjen aktive, thotë hulumtimi i shoqatës “Go Green”.
Kjo përmbajtje është punuar në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it “Të rinjtë mendojnë“, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin për Studime të Komunikimit, Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor. (Yllka Ali - gazetare praktikante)
