Ndërroi jetë Isuf Kadriu, Zv.Kryeredaktori i TV Alsat

23.06.2024 18:05

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu...

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, ish-kolegu ynë dhe zëvendëskryeredaktor i televizionit ALSAT.

Isuf Kadriu ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij. Ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës. Isuf Kadriut fillon në vitin 1998 në Televizionin ERA, ndërsa që na viti 1999 në Programin në Gjuhën Shqipe të Televizionit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin punoi si redaktor i lajmeve deri në vitin 2008. Që nga viti 2008 ka qenë zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT.

Paralelisht me angazhimet në mediat e vendit, Kadriu që nga viti 2001 dhe në vazhdimësi ka qenë korrespondent i përhershëm i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi.

Ekipi i Radiotelivizionit të Maqdonisë-Programi në gjuhën shqipe i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe të gjithë kolegëve të gazetarit Kadriu, i cili do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore.