Shi dhe breshër në Tetovë, kërkohet të shkyçet e tërë energjia elektrike

23.06.2024 18:45

Rajoni i Tetovës pasditen e sotme...

Rajoni i Tetovës pasditen e sotme është goditur nga një stuhi e fortë, e përcjellë me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Aktualisht një numër i madh i rrugëve janë nën ujë. Komunikacioni është plotësisht i bllokuar si në qytet ashtu edhe në magjistralen Tetovë-Shkup ku ende ka reshje shiu dhe breshër.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë ka kërkuar që të shkyçet rryma në tërë qytetin pas reshjeve të shiut.

Sipas tij, rreziku nga goditja e rrymës për qytetarët dhe zjarrfikësit është e lartë për shkak se janë përmbytur bodrumet e disa shtëpive dhe objekteve, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.

Në numrin e telefonit 112 kanë arritur disa denoncime nga qytetarët për bodrume të përmbytura. Bllokimi i trafiku është vërejtur në disa pika të qytetit.