Vazhdon debati për formimin e Qeverisë së re, program përplas pushtetin dhe opozitën

23.06.2024 20:08

Me të njejtin intenzitet vazhdon...

Me të njejtin intenzitet vazhdon debati për formimin e Qeveris së re. VMRO-DPMNE ritheksoi përkushtimin për integrimi evropian, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, uljen e taksave, rritjen e pensioneve dhe pagave, e tjerë.

Por nga LSDM shprehin dyshime në realizimin e premtimeve të tilla. Sipas VMRO-DPMNE-së edhe pas humbjes katastrofike të LSDM-së ne zgjedhje, social demokratet nuk mbushen me mend.

“Mandatari që në fillim e faqes e së parë e konfirmon marrëveshjn e e Prespës duke vënë nënshkrimin mbi emrin kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE asnjëherë nuk ka marr pjesë në vendime të rënda për shtetin, por ama gjithmon i pranon ato. Para fillimit të fushatës zgjedhore fliste se Marrëveshja e Prespës nuk ka mbaruar se do të rishqyrtohet korniza negociuese, se kemi mundësi për zgjidhje tjetër, tani sikur asgjë prej kësaj nuk është thënë” – tha Bisera Kostadinovska – Stojçevska nga LSDM.

“Pas humbjes nga i pari deri te i fundit, deklaronit se e keni kuptuar porosin e qytetarëve, ndoshta ende jeni në sekuencën kur e veshur me skafander deklaronit se jeni pozitive me Kovid 19, citoj: por ndjehem mirë me vendosshmëri të sigurt që të fitojnë qytetarët. Bisera sot qytetarët fituan, por pritën plot 7 vite dhe e duronte sjelljen tradhëtare ndaj historis dhe trashigimis kulturere të popullit maqedonas” – deklaroi Sasho Donev nga VMRO-DPMNE.

Deputetet e Frontit Evropian akuzuan se program i Qeverisë nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe me marrëveshjen e Ohrit. Kjo akuzë ishte shkas për përplasje mes deputetëve të Frontit Evropian dhe VLEN-it, dhe sërish u vu në fokus legjitimiteti i votës shqiptare.  

“Mickoski dhe ju të VLEN-it legjitimiteti është këtu tek unë dhe te kolegët e mi të Frontit për Shqiptarët.” – tha Deputeti i Frontit Europian, Sadulla Duraku.

“Jam i befasuar nga programi sepse ka shumë pak vlera të afirmuara për bashkësinë time dhe bashkësive më të vogla. Me probleme në fushën e arsimit, me probleme në përfaqësimin e drejt, 20 vite jemi të përfaqësuar me 1.80 dhe këtu kemi mbetur. Në program nuk gjeta asgjë për infrastrukturën, objekteve kulturore dhe sportive në vendet rurale ku jetojn bashkësit sidomos turqit.” – deklaroi Deputeti i Frontit Europian, Sali Murat.

“Unë dua ta rikujtoj kolegun se vijë nga Likova dhe në mesin e këtij Kuvendi kemi pas funksionar nga ajo pjesë që s’di sa herë kanë bërë inagurimin dhe gurthemele për ujësjellës, rrugë, kanalizime të ndryshme dhe premtim për dislokim të deponisë, por asnjëherë asgjë nuk është ndërmmarë.” – u shpreh Deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri.   

“Vendosni si proritet ndryshimet Kushtetuese, qoftë edhe duke gjetur mekanizmat të ndryshëm që të kushtëzoni partnerin tuaj të koalicionit dhe të bëjmë ndryshimet. Që sa më shpejt të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, sepse kështu si ja keni nisur kush e din se ku do të përfundojmë. Edhe kushtëzimi sigurisht vjen dhe është ngushtë i lidhur me çështjen e legjitimitetit. Kur nuk ke legjitimitet të ngelet vetëm të thurrish lajka dhe vardisje.” – tha Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari.   

“BDI ka qenë dështim total në qeverisjet e kaluara dhe ju keni qenë të vetëdijshëm edhe vetë, biles edhe lideri juaj Ali Ahmeti. Nuk e them unë, po e thoni ju vetë, e dini pse, sepse po të ishte BDI-ja e suksseshme do të ishte së paku një nga ministrat kandidat për deputet. Por as një nuk ishte, dmth kanë qenë të pasuskesshëm.” – deklaoi Halil Snopçe nga VLEN.

Qeveria e re do të ketë gjithsej 20 ministri, katër më shumë se më parë. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga Levizja “E Di”. Qeveria e re duhet të votohet më së voni deri në mesnatë. (Sanije Duraku, TVM2)