Maqedoni

Parashikimi i motit

24.06.2024 09:01

Sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare....

Sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dendura të shiut dhe bubullima, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 30 deri në 38°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 36°C. 
 
Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Falë tërheqjes graduale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
 
Për pjesën më të madhe të ditëve moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.