Botë
Sulme në kisha në Dagestan të Rusisë
24.06.2024 10:20
Disa policë, disa civilë dhe një prift kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ndaj oficerëve të policisë...

Disa policë, disa civilë dhe një prift kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ndaj oficerëve të policisë, kishave dhe sinagogave në republikën e Kaukazit Verior të Rusisë, Dagestan. Të vdekurit përfshijnë më shumë se 15 oficerë policie dhe disa civilë. Gjashtë nga sulmuesit janë vrarë dhe policia është duke i kërkuar të tjerët.
Sulmuesit nuk janë identifikuar akoma. Lideri republikan i Dagestanit, Sergei Melikov, ka shpallur tri ditë zije, duke nisur nga e hëna.
“Ne e kuptojmë kush është pas organizatës së sulmeve terroriste dhe për qëllimet e tyre.”, ka thënë Melinkovi.
Dagestani, një nga pjesët më të varfra të Rusisë, është republikë me shumicë myslimane. Midis viteve 2007 dhe 2017, një organizatë xhihadiste e quajtur Emiratet e Kaukazit dhe më vonë Emirati Islamik i Kaukazit, ka organizuar sulme në Dagestan dhe republikat fqinje ruse të Çeçenisë, Ingushetisë dhe Kabardino-Balkaria.
