Botë

Zjarr në fabrikën e baterive të litiumit, raportohen viktima e të zhdukur

24.06.2024 10:42

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një zjarr...

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë baterish në Korenë e Jugut.
 
Zjarri raportohet se shpërtheu rreth orës 10:31 të mëngjesit në një fabrikë të baterive të litiumit në pronësi të prodhuesit koreano-jugor të baterive Aricell në Hwaseong, në jug të kryeqytetit Seul, kur një seri qelizash baterish shpërtheu në një  magazinë që strehonte 35,000 produkte të tilla.
 
Nga 67 punëtorët që u paraqitën në punë, shumë mbeten të pagjetur dhe potencialisht janë bllokuar brenda.