Ekonomi

KRRE: Rriten çmimet e derivateve të naftës

24.06.2024 13:05

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,53% në raport me vendimin e datës 20.06.2024.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë për litër, derisa çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 2,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,040 denarë për kilogram.
 
Nga data 25.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 82,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 85,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 46,720 (denarë/kilogram)