Botë

Një palestinezë ka shtypur një grup të izraelitëve në një stacion autobusi në Jerusalem

16.04.2015 17:29

Një palestinez goditi me veturë një grup njerëzish që qëndronin në një stacion autobusi në Jerusalem...

Një palestinez goditi me veturë një grup njerëzish që qëndronin në një stacion autobusi në Jerusalem, ndërsa ekziston dyshimi që ai këtë e ka bërë me qëllim, kumtoi sot policia izraelite.
 
Në incidentin, i cili ndodhi mbrëmë, humbi jetën një qytetar izraelit i cili iu nënshtrua plagëve në spital, ndërsa një grua është lënduar dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
"Marrja në pyetje dhe konkluzionet paraprake e rritin dhe e konfirmojnë dyshimin se bëhet fjalë është terrorizëm", deklaroi zëdhënësi i policisë Miki Rosenfeld.
 
Shoferi i veturës, palestinezi 37-vjeçar nga Jerusalemin Lindor, së pari është dërguar në spital dhe pastaj është marrë në pyetje./mia