RMV-ja me Qeveri të re, Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
Prej sot Maqedonia e Veriut do të ketë Qeverinë e re...

Prej sot Maqedonia e Veriut do të ketë Qeverinë e re, e cila u zgjodh mbrëmë në Kuvend me 77 vota për, ndërsa 22 ishin kundër. Kryeministri Hristijan Mickoski mori sot zyrtarisht detyrën nga kryeministri i deritanishëm, Talat Xhaferi.
Qeveria e re përbëhet nga VMRO-DPMNE-ja, koalicioni VLEN dhe Lëvizja “E di”. Ndërsa LSDM-ja dhe “Fronti Evropian”, i udhëhequr nga BDI, do të jenë në opozitë.
“Duhet punë, përkushtim, përgjegjësi dhe projekte konkrete. Unë këtë e premtoj sërish para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe të gjitha institucionet do të punojnë për qytetarët. Qytetarëve u duhet fokus në problemet e tyre reale dhe sfidat, duke dhënë sistem shëndetësor stabil dhe profesional, që do të jetë në funksion të çdo qytetari, krijimin e sistemit arsimor të bazuar në dije, vlera dhe në hap dhe zhvillimet e botës, standard më të lartë, më shumë para dhe jetë më cilësore dhe ditë dinjitoze për pensionistët.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickovski.
“Teza se Marrëveshjen e Prespës e quajtëm një gjë, ndërsa bëmë gjë tjetër, jo vetëm që është e rreme dhe e turpshme, por ja ku po ju sqaroj edhe njëherë se ky lloj diktimi bullgar në këto rrethana nuk do të kalojë sa të jem kryeministër dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Këtë duhet ta keni të qartë. Bëtë gabim dhe ky gabim do t’i kushtojë secilit qytetar, e më së shumti do t’i kushtojë Maqedonisë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
