Ageler uron Qeverinë e re të RMV-së

24.06.2024 17:48

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler....

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka uruar formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Ajo në rrjetin social X, shkruan se pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të së drejtës.

“Derisa kryeministri dhe kabineti i tij marrin funksionet, me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin për forcimin e sundimit të së drejtës, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor, strukturave sociale dhe lëvizjen e vendit në rrugën euroatlantike.”, ka shkruar ambasadorja, Ageler.