Maqedoni
Parashikimi i motit
25.06.2024 09:00
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin....

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke krijuar mundësi për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Vlera ultraviolet (UV) do të jetë 8.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°C, ndërsa më të lartat gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 37°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura do të arrijë deri në 35°C.
