Maqedoni
Kuvend, në rend dite ndryshimet në ligjin për energjetikë
25.06.2024 11:11
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 8-të, në të cilën në rend dite është propozim ligji...

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 8-të, në të cilën në rend dite është propozim ligji për plotësimin e Ligjit për Energjetikën, me procedurë të shkurtuar.
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe deputetët Bojan Stojanovski, Toni Jarevski dhe Marija Mitevska nga VMRO-DPMNE kanë dorëzuar amendamentin e Ligjit për energjetikë me qëllim që të pengohet rritja e çmimit të energjisë elektrike nga një korriku.
Me Ligjin në gjashtë muajt e ardhshëm duhet të parandalohet trendi i rritjes së çmimit të rrymës, ndërsa nga janari i vitit 2025 të ulet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Me propozimin e paraqitur, çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për grupin e parë dhe të dytë të konsumatorëve, ndërsa për grupin e tretë dhe të katërt tarifor rritja do të jetë nga 1 në 2 për qind.
