Botë
Ukrain, NATO-ja të marrë vendim të “fuqishëm” në samit
25.06.2024 12:12
Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim të “fuqishëm” në samitin e NATO-s në Uashington....

Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim të “fuqishëm” në samitin e NATO-s në Uashington muajin e ardhshëm, pasi Kievi synon ta çojë përpara synimin e vet strategjik për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, tha këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Volodymyr Zelensky.
Zelensky, ka thënë se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e sivjetmë në Uashington, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit. Por shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Uashingtoni kanë thënë se nuk presin që 32 anëtarët e aleancës ta ftojnë Kievin për t’iu bashkuar asaj gjatë samitit që mbahet më 9-11 korrik. Por Stoltenberg ka thënë se shpreson se samiti do të tregojë se Ukraina është duke lëvizur më afër anëtarësimit.
