Maqedoni

Reagon VMRO-DPMNE, mohon akuzat për arrestim politik të Petrevskit

16.04.2015 17:52

Ndaj konferencës së sotme të LSDM-së në Ohër ka reaguar partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE...

Nga kjo parti hedhin poshtë akuzat për arrestim politik të Aleksandar Petrevskit, ndërsa vlerësojnë se LSDM-ja po tenton që përmes materialeve të krijuara dhe montuara të fshehë qeverisjen kriminale të ish kryetarit të Ohrit.

“Qytetarët e mbajnë mend se pikërisht LSDM-ja dhe Petrevski në Ohër qeverisnin në mënyrë kriminele, me ryshfete dhe presione ndaj qytetarëve. LSDM-ja dhe Petrevski aq shumë u thelluan në krimet e tyre në Ohër, sa që lanë komunën me mbi 50 milion euro borxhe, duke e bërë komunën me më shumë borxhe në këtë pjesë të Evropës”- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.