Botë
Bruksel, të mërkurën takimi Kurti Vuçiq
25.06.2024 13:25
Të mërkurën në Bruksel zhvillohet raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi i nivelit të lartë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian...
Të mërkurën në Bruksel zhvillohet raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi i nivelit të lartë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që synon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. BE ka bërë të ditur, se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara.”, thuhet në njoftimin e zyrës së Josep Borrell.
Ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçiq pas sulmit terrorit të një grupi të armatosur serb më 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të veriut të Kosovës. Sipas zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara.
Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq, për herë të fundit janë takuar me 14 shtator të vitit 2023, ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Takimi i 26 qershorit të këtij viti, u dakordua pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit në dialog Mirosllav Lajçak.
GYLTENE SINANI
