Maqedoni

Investim i ri energjetik – muliri me erë, Mickovski: Përfitim të mëdha ekonomike

25.06.2024 13:47

Një park i ri me erë për prodhimin e energjisë elektrike është investimi i parë në energjetik...

Një park i ri me erë për prodhimin e energjisë elektrike është investimi i parë në energjetik me kapital të huaj që u promovua me qeverinë e re. Parku, apo mulliri me erë do të përbëjë 55 turbine dhe do të kenë kapaciet të prodhojë një teravatë energji elektrike ose një million megavat orë, e cila do të sigurojë 20 % energji për nevojat e vendit. E thënë ndryshe, mulliri i parë të erës në vend të prodhojnë energji elektrike për rreth 100 mijë amvisëri, ndërsa investmi poshtu do të hap mbi 600 vende të reja të punës. Mulliri me erë do të ndërtohet ndërmjet komunës së Karbincit, Shtipit dhe Radovishit, ndërsa pritjet janë që ky investim të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, për sektorin e biznesit dhe qytetarët, tha kryeministri Hristijan Mickovski.
 
“Ky investim do të mundësoi 630 punësime të reja. Ky fillim i mandatit tonë,  me këto llojë investime tregon se si Qeveri jemi të fokusuar ndaj projekteve që janë në interes të qytetarëve. Me përfundimin e këtij projekti mbi 100 mijë amëvisri do të mund të furnizohen me energji elektrike. Projekti është i rëndësishëm për nga shumë aspekte pasi që me të njëjtin do të përforcohet pavarësia energjetike dhe njëherit do të ris vëllimin e investimeve dhe do të hapë rrugën për investime të reja në vend.”, tha kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski.
 
Ministrja e re për energjetik, miniereve dhe burimeve minerale Sonja Bozhinovska tha se një ndër fokuset e kësaj qeverie do të jetë edhe prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme me të vetmin qëllim që në një afatë më të gjatë kohorë vendi ynë të arrijë pavarësinë e tërësishme energjetike, dhe të mos na përseriten pasojat e mëdha nga krizat energjetike. 
 
“Energjetika është një fush e cila planifikohet për një periudh afatëgjatë ku kuptphet se problemet dhe zgjidhjet nuk ndodhin menjëherë, mirëpo duhet të punohet në mënyrë sistematike, me plan dhe vizion për të arritur pavarësi energjetike. Për këtë arsyje ne si Qeveri sektorin energjetik e vendojmë në qendër të politikave tona dhe kemi plane serioze për investime afatëmesme dhe afatëgjata në infrastrukturën energjetik të cilët do të garantojnë stabilitet energjetik.”, tha ministrja për Energjetik, Miniera dhe Burimeve Minerale, Sonja Bozhinovska. 
 
Ndërtimi i mullirit të parë me erë pritet të fillojë gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa i njëjti është shumë i rëndësishëm për gjithë Ballkanin Perendimor tha bashkëpronari i kompanisë “Alkazar Energy” Daniel Kalderon.
 
“Ky projekt dhe investim nuk është i rëndësishëm vetëm për ne si kompani, por është i rëndësishëm edhe të ardhmen e Ballkanit Perendimor. Andaj themi se me këtë projekt jo vetëm se do të minimizojmë mungesat e energjisë elektrike në RMV, por njëkohësisht do të nxisim tranzicionin energjisë të gjelbërt në rajon.”, tha Daniel Kalderon, bashkëpronar i kompanisë “Alkazar Energy”.
 
Ky investim i kompanisë “Alkazar Energy” kap vlerën prej mbi 500 milion dollarë, ndërsa kompania është e vendosur në Luksemburg dhe ka një ekip këshillues nga Dubai. 
 
REXHEP QAMILI