Ekonomi
Anketa e Odës Ekonomike: Korrupsioni ka prekur shumë kompani
25.06.2024 14:07
Në anketën e Odës Ekonomike për pëfshirjen e korrupsionit në ekonomi rezulton se korrupsioni është shtrirë skajshëm...

Në anketën e Odës Ekonomike për pëfshirjen e korrupsionit në ekonomi rezulton se korrupsioni është shtrirë skajshëm dhe në këtë sfer duke prekur shum kompani. Oda Ekonomike iu bën thirrje bizneseve që të lajmërojnë rastet e korrupsionit, kompanit thonë se korupsioni është pjes e çdo poreje të ekonomisë dhe biznesmenët duhet që ti japin fund kësaj dukurie më qëllim që paratë të përfundojnë në buxhetin e shtetit dhe jo në xhepa privat të funskionerëve. 61 përqind e kompanive janë përballur me mito vetëm vitin e kaluar.
“Shumë njerëz nuk e kuptojnë dëmin nga korrupsioni, dhe se ky fenomen i godet të gjith pasi që parat shkojnë në xhepat e tyre privat në vend se të shkojnë në buxhetin e shtetit, dhe më pas shteti nuk do të ketë para për të investuar në ekonomi, shëndetësi apo në arsim. 83.3 përqind e kompanive mendojnë se korrupsioni është një nga 3 problemet që duhet të ketë zgjidhje sa më të shpejtë.”, tha Zoran Jovanovski nga OEM.
Më shumë se 51 përqind e kompanive të anketuara iu është kërkuar mito në shumë prej 1 deri në 10 mijë euro. 12 përqind apo 5 kompanive iu është kërkuar mbi 100 mijë euro. Në anketë janë përfshirë 137 kompani dhe çdo njëra prej saj është përballur me korrupsion.
GAZMEND REXHEPI