Maqedoni

Kuvend, propozim - ligji për energjetikë në procedurë

25.06.2024 14:29

Kuvendi filloi procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjetikë....

Kuvendi filloi procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjetikë. Me propozim-ligjin, në gjashtë muajt e ardhshëm duhet të parandalohet trendi i rritjes së çmimit të rrymës, ndërsa nga janari i vitit 2025 të ulet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Deputeti Bojan Stojanovski elaborues i propozim ligjit thotë se qëllimi i tyre nuk është që të përzihen në punët e komisionit rregullator për energjetikë, por se nuk duhet lejuar qytetarëve që të përballen me çmime shokuese të rrymës. 

“Në qoftë se furnizuesi universal bën optimizim të punës dhe në qoftë se ato 85% të cilat thotë se do t’i sigurojë i siguron dhe nëse e përmbyllim tërë procesin, qytetarët që janë në bllokun e parë apo të dytë, nuk do të kenë rritje të çmimit të energjetikës, derisa  ata në bllokun e tretë dhe të katërt do të kenë rritje minimale prej 1 - 2%. E njëjta vlen edhe për objektet industriale që gjenden në tregun rregullator. Persoanlisht vlerësoj se ne si deputetë duhet menjëherë t’i miratojmë këto ndryshime pa i prolonguar, në mënyrë që t’i mbrojmë qytetarët nga çmimet shokuese.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski.
 
Verfikohen mandatet e tetë deputetëve të rinj
 
Në seancën plenare poashtu u verifikuan mandatet e tetë deputetëve të rinjë që vijnë në pozitat e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave të sapozgjedhur në qeveri. Para se të ishin në seancë plenare, emrat e tetë deputetëve të rinj i përcaktoi Komisioni Parlamentar për Rregullore dhe Çështje të Imunitetit, i cili, nga ana tjetër, miratoi raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor me propozim për të verifikuar mandatin e deputetëve të zgjedhur nga lista e kandidatëve.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU