Maqedoni
NATO, Mucunski takim me Stolterberg
25.06.2024 14:48
Marrë parasysh kontekstin kompleks gjeopolitik të kontinentit ku jetojm Maqedonia si vend anëtar i NATO-s...

Marrë parasysh kontekstin kompleks gjeopolitik të kontinentit ku jetojm Maqedonia si vend anëtar i NATO-s, patjetër të jetë e përgjegjshme. Kështu u shpreh nga Brukseli ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pas takimit me Sekretari e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg. Ai rikonfiromoi përkushtimin e vendit për përmbushjen e detyrimit për ndarjen e fondeve për Buxhetin e mbrojtjes në nivel të të paktën dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto kombëtare.
“Nuk është çështja se a duhet, por patjetër duhet të vazhdojmë me investime të tilla. Është në interes të Aleancës në të cilën jemi anëtarë, por besojmë se është edhe në interesin tonë kombëtar.”, tha ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Mucunski potencoi se vendi do ta vazhdoj të respektoj 100 % politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke mbështetur fuqishëm Ukrainën.
“Vlerësoj se për shtet të vogël si Maqedonia, mbrojtja e rendit të së drejtës publike ndërkombëtare është shumë domethënëse. Ajo që po ndodh në Ukrainë nga ky këndvështrim, por edhe nga pikëpamja e sigurisë, nuk duhet të lejohet të ndodhë më kurrë. Angazhimet tona, politike dhe të sigurisë, do të vazhdojnë në drejtim të mbështetjes së Ukrainës dhe përfundimit të këtij konflikti të trishtuar ushtarak sa më shpejt të jetë e mundur.”, tha Muçunski.
Ministri Mucunski vizitën dyditore të punës në Bruksel do ta vazhdojë me takime me përfaqësues të lart të Bashkimit Evropian ku do të diskutohet për procesin integrues të vendit.
SANIJE DURAKU
