Kambovski: Shkarkimi i Këshillit Gjyqësor, çështje komplekse
Çështja e shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor...

Çështja e shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor është mjaft komplekse, është çëshjte e madhe nëse organet kushtetuese mund të shkarkohen me ligje të zakonshme, vlerëson akademiku, Vllado Kambovski. Kambovski, i cili udhëhoqi grupin punues për reformën e Këshillit Gjyqësor, sipas rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së, thotë se fokusi tani duhet të drejtohet në përforcimin e përgjegjësisë së anëtarëve, sigurimin e procedurave objektive për përzgjedhjen e tyre, transparencën, përgjegjësinë dhe llogaridhënien.Misioni vlerësues nuk ka sygjeruar shkarkimin e Këshillit gjyqësor.
“Është shumë komplekse dhe nuk është e thjeshtë çështja e shpërndarjes në tërësi e Këshillit gjyqësor. Nëse e shkarkoni Këshillin gjyqësor me ligj, kjo paraqet një çështje të madhe se nëse mundet që organe kushtetuese të shkarkohen me ligje të zakonta. Këtu e kemi edhe përbërjen e ndryshme të Këshillit dhe kjo nënkupton përzierje në pushtetin gjyqësor. Kishte vërejtje për punën e Këshillit gjyqësorë që janë të njohura tashmë, por nuk përmbante mendim të shprehur në mënyrë të vendosur se ky Këshill Gjyqësor duhet të shkarkohej.” – tha Akademiku, Vllado Kambovski.
Se gjyqësori duhet të ruaj pavarsinë e tij flasin edhe organizatat civile.
“Pushteti ekzekutiv nuk duhet të jep deklarata dhe të ndikojnë në pavarsinë e pushtetit gjyqësor, sepse ajo është e pavarur dhe si e tillë duhet të qëndroj. Çfarëdo hapa në këtë drejtim, do të paraqesin presedan që gjithmonë kur do të ndryshojë pushteti do të mundeshte të ndryshohen ligjet dhe kështu vihet në rrezik pavarsia dhe paanshmëria e organeve gjyqësore.”- deklaroi Aleksandra Cvetanovska nga Shoqata e Juristëve të rinj.
Këto komente u bënë në Konferencën përfundimtare të proektit „Për drejtësi nga Organizatat qytetare për gjyqësi të pavarur dhe efikase. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
