Botë

Ukrainë, gazetarët në shënjestër

16.04.2015 17:55

Gazetarët në Ukrainë në orët e fundit kanë qenë në shënjestër, dy prej të cilëve kanë përfunduar me vdekje...

Fillimisht u raportua se është vrarë një gazetar nga rajoni lindor i Donjeckut. Faqja e internetit, Obkom, ka raportuar mbrëmë se Serhiy Sukhobok është “vrarë gjatë natës në mes të 12 dhe 13 prillit”. 
 
Ndërkohë, u njoftua edhe për vrasjen në Kiev të gazetarit, Oles Buzina. Policia ka thënë se gazetari është vrarë nga persona të armatosur, identiteti i të cilëve nuk dihet. Gazetari në fjalë është njohur për orientimet e tij pro-ruse. 
 
Edhe një ish deputet i parlamentit të Ukrainës është vrarë me armë zjarri në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
 
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ka thënë se Oleh Kalashnikov është gjetur i vrarë më 15 prill, në hyrje të apartamentit të tij. Kalashnikov, 52 vjeçar, ka qenë anëtar i partisë së ish presidentit, Viktor Janukoviq.