Apeli i GJKKO në Tirana la në fuqi dënimin për blerjen e votave në Himarë
Një prift nga Dhërmiu u shfaq këtë herë...

Një prift nga Dhërmiu u shfaq këtë herë në seancën ndaj Fredi Belerit në Apelin e Posaçëm, por gjykata la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për blerjen e votave në Himarë.
Në seancë pati interes të lartë nga mediat greke ku ishte edhe ambasadorja greke e cila foli pas vendimit.
“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezumimit të pafajsisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit. Përparësi për Greqinë mbetet gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE-së. Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku.” – tha ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.
Jashtë sallës së seancës pati protesta nga komuniteti çam.
Në seancën e parë që u mbajt në Apel, Beleri kërkoi pafajësi duke pretenduar se u arrestua padrejtësisht dhe me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, provat janë të manipuluara. Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota, i katërti në listën e 7 deputetëve të partisë së kryeministrit Mitsotakis. (Luljeta Ndoka, TVM2)
