Pisonero, rruga europiane varet nga ndryshimet kushtetuese

25.06.2024 16:50

BE-ja do të punojë ngushtë me qeverinë e re...

BE-ja do të punojë ngushtë me qeverinë e re për të arritur përparim në reforma të rëndësishme dhe për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Ana Pisonero.

“Mendoj se mesazhi është i qartë.  Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë sa më shumë momentumin që ekziston për zgjerimin në mënyrë që të vazhdojë me vendosmëri rrugën e saj drejt BE-së. Ju të gjithë e dini shumë mirë se Këshilli Evropian ka deklaruar qartë se çfarë pret nga Maqedonia e Veriut. Dhe padyshim që kjo lidhet edhe me amendamentet kushtetuese që Maqedonia e Veriut në thelb u angazhua t'i bëjë në mënyrë që të mund të ecë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.” – deklaroi Zëdhënësja e KE-së për Politikë të Fqinjësisë, Ana Pisinaro.